Insajderi
Insporti

Rashica: Në Austri nisemi veç për fitore

Insajderi
25 September 2026 - 15:20
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rashica: Në Austri nisemi veç për fitore
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kosova po zhvillon parapërgatitjet për ndeshjen e radhës në “Nations League”.

Ata do të udhëtojnë drejt Vjenës, ku do të zhvillojnë përballjen ndaj Austrisë ku synojmë fitoren e dytë në grup.

Gjatë këtyre stërvitjeve foli edhe 7-shi “dardan”, Milot Rashica i cili u shpreh optimist për fitoren tonë.

“Besoj që është edhe një kundërshtar më i fortë, por edhe në të kaluarën kemi tregu që edhe kundër kundërshtarëve edhe ekipeve të mëdhaja dimë të bëjmë paraqitje të mira, kështu që po synojmë për tre pikë dhe shpresojmë me u kthy me tre pikë”, u shpreh Rashica.

Ndeshja luhet të dielën në stadiumin “Ernst Happel”, me fillim në orën 18:00.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark