×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Rast i çuditshëm në Prishtinë: Po lëvizte me veturë, qytetarit i vjen një predhë e armës nga një drejtim i panjohur

    Insajderi
    25 March 2024 - 08:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një qytetar në Prishtinë ka raportuar në Policinë e Kosovës se teksa ka qenë duke lëvizur me veturë, i ka ardhur një predhë e armës në drejtim të panjohur.

    Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, shkruan Gazeta Insajderi.

    Në raport thuhet se përveç dëmeve materiale, s’ka lëndime në njerëz.

    “Ankuesi kosovar ka raportuar se derisa ka qenë me veturën në lëvizje nga drejtimi i panjohur është goditur (në veturë) nga një predhë e armës. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz”, precizohet në raportin e PK’së.

    Rasti është nën hetime, sipas policisë. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark