Insajderi
Lajme

Rast i vetëvarjes në burg, Shërbimi Korrektues del me njoftim

Insajderi
18 June 2026 - 15:03
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rast i vetëvarjes në burg, Shërbimi Korrektues del me njoftim
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një i burgosur ka ndërruar jetë sot në Qendrën Korrektuese të Dubravës, pasi dyshohet se ka kryer vetëvarje.

Lajmi është bërë i ditur nga Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve, të cilët kanë njoftuar se rasti ka ndodhur në pavijonin ku janë të vendosur personat me nevoja të veçanta.

Sipas njoftimit, zyrtarët korrektues kanë hasur në të burgosurin. në gjendje të rëndë dhe kanë reaguar menjëherë së bashku me personelin mjekësor, duke i ofruar ndihmën e parë dhe duke e transportuar për trajtim në Spitalin e Pejës.

Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të stafit korrektues dhe ekipit mjekësor, i burgosuri nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.

“Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori kompetent. Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve kanë iniciuar procedurat hetimore dhe administrative për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në njoftim. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark