Rasti "Albkings"- Gjykata dënon me shtatë mijë euro tre të akuzuar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rasti “Albkings”- Gjykata dënon me shtatë mijë euro tre të akuzuar

    Insajderi
    22 September 2025 - 14:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues përmes të cilit të akuzuarit Arjan Tahiraj, Besart Ramabaja, Veton Alshiqi u shpallën fajtorë për rastin e njohur si “Albkings” dhe u dënuan me 7 mijë euro gjobë (së bashku).

    Shpallja e aktgjykimit u bë të hënën nga gjykatësi, Fisnik Gashi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Tahiraj u dënua me gjobë prej 2 mijë eurosh, kurse Ramabaja dhe Alshiqi me nga 2 mijë e 500 euro gjobë.

    Gjykatësi njoftoi se të akuzuarit në rast se nuk paguajnë dënimin me gjobë, iu zëvendësohet me burg ku një ditë burg llogaritet për 20 euro.

    Gashi njoftoi se pala e dëmtuar udhëzohet që realizimin kërkesës pasurore-juridike ta bëjë në procedurë të rregullt juridiko-civile.

    Të akuzuarit u shpallën fajtorë për veprën penale të “Ngacmimit”, ku Tahiraj dhe Ramabaja paraprakisht kishin arritur marrëveshje për pranim të fajësisë me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, ndërkaq Alshiqi e ka pranuar fajësisë në Gjykatë.

    Prezent në shpallje të aktgjykimit nuk ishin asnjëri nga të akuzuarit, si dhe askush nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark