Nga katër aksionet në rastin e ashtuquajtur “Brezovica”, policia e Kosovës kishte arrestuar disa persona, zyrtar dhe biznesmen kosovarë, shkruan Insajderi.
Gazeta Insajderi kishte raportuar në vazhdimësi rreth të arrestuarve duke siguruar edhe aktakuzën për të dyshuarit.
Një aksion tjetër ishte realizuar edhe gjatë ditës së djeshme, meqë rast i kontaktuar në lidhje me rastin, prokurori Rasim Maloku konfirmoi se nuk ka pasur të arrestuar.
Ai tha se aksioni lidhej me skenimin e objekteve të tjera në Brezovicë, punë kjo që do të vazhdojë edhe gjatë javës tjetër.
“Nuk ka të arrestuar deri tash, kemi zhvilluar një aksion rreth objekteve në vend dhe kemi bërë skenimin e tyre. Ka akoma punë, edhe javën tjetër do të zhvillohet një aksion i tillë”, tha Maloku për Insajderin.