Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi deklaroi se ekzistojnë video-incizimet ku shihet qartë ku shihet se kush i ka marrë mostrat nga frigoriferi në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Por, ndryshe kishte deklaruar ministrja Albulena Haxhiu në konferencën për media ku njoftoi opinionin publik për zhdukjen e provave.
Ajo kishte deklaruar se pamjet nga kamerat nuk mund të ruhen më shumë se një muaj. Kjo i bie se nuk ka dëshmi me video që dëshmojnë se kush ka hyrë në laborator dhe i ka zhdukur provat.
“Dje, momentin që kanë bërë këtë bartje të mostrave nga frigoriferët e vjetër dhe të ri e kanë kuptuar se mungojnë mostrat. Nuk dihet kur pyetëm për kamerat e sigurisë por ju e dini vetëm një muaj sipas informacioneve, nuk mund të qëndrojnë më shumë se dy javë apo një muaj”, theksoi ajo.