×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Rasti “Dehari”, Gjykata e kthen në punë drejtorin e larguar nga Albulena Haxhiu

    Insajderi
    02 June 2023 - 11:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Burim Buleshkaj, i cili ishte suspenduar nga detyra si udhëheqës për Administratë në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë lidhur me dyshimet për shkelje të rëndë në rastin vdekjes së Astrit Deharit, është kthyer në punë.

    Për kthimin e Burim Buleshkaj në punë ka njoftuar avokati Naim Rudari, duke thënë se Buleshkaj u largua nga puna duke u bërë ‘kurban’.

    “Ish U.D i Drejtorit për Siguri dhe Operativë në SHKK në kohën kur ka ndodhur rasti “Dehari”, ishte larguar nga puna me pretendimet kinse janë manipuluar videoincizimet e kamerave të sigurisë brenda Qendrës Korrektuese në Prizren.

    “Z. Buleshkaj pra në këtë rast së bashku me kolegë tjerë kanë siguruar videoincizimet brenda QK në Prizren të pa shkëputura për të cilën punë ishte përgjegjës por ai në vend se të shpërblehej me Medalje, ai u largua nga puna duke u bërë “kurban” për rastin e sipër cekur”, ka shkruar avokati Naim Rudari.

    Kujtojmë se ee 12 shtator Ministrja e Drejtëisë, Albulena Haxhiu doli në konferencën për media për të prezantuar një raport me gjetje të inspektorëve të kësaj ministrie lidhur me rastin e vdekjes së Astrit Deharit, në qendrën e paraburgimit në Prizren në vitin 2016.

    Haxhiu tha se janë konstatuar shkelje të legjislacionit nga ana e zyrtarëve korrektues në atë kohë, pasi sipas saj, pamjet e kamerave që qendrën e paraburgimit para se t`i merrte policia i kishin marrë  zyrtarët korrektues dhe kryeinspektori i MD.

    Përmendi me emra zyrtarët që sipas saj ishin identifikuar për shkelje, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Marrja dhe posedimi i incizimeve të kamerave me aprovim të ish drejtorit të Qendrës së Paraburgimit në Prizren, Destan Zogaj tek zyrtarët Ylber Topalli, Burim Buleshkaj dhe anëtarë nga Komisioni i SHKK përben shkelje të legjislacionit penal dhe legjislacionin përkatës për mbrojtjen e të dhënave”, tha ajo.

    Dhjetë ditë pas kësaj, Shërbimi Korrektues i Kosovës njoftoi zyrtarisht se ka suspenduar Burim Buleshlajn e Destan Zogajn.  

    Buleshjak u suspendua nga detyra e udhëheqësit për Administratë në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, i cili në vitin 2016 kur vdiq Dehari, ishte UD. Drejtor i Departamentit për Operativë Siguri dhe Transport të të Burgosurve në SHKK.

    Shoqërohej me vëllain e Thaçit, Remit dhe biznesmenin e dënuar – Kush është zyrtari Buleshkaj që u suspendua për rastin Dehari? – Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    04 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark