Rasti “Fajdeja”- Ngritet aktakuzë edhe për 25 persona që dyshohet se kanë dhënë miliona euro me fajde
Në mars dhe maj të vitit 2023, Prokuroria Themelore në Ferizaj kishte zhvilluar dy aksione kundër fajdes, duke bastisur disa shtëpi, lokale e autosallone në shumë qytete të Kosovës. 11…
Insajderi
20 February 2026 - 14:36
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.
Në mars dhe maj të vitit 2023, Prokuroria Themelore në Ferizaj kishte zhvilluar dy aksione kundër fajdes, duke bastisur disa shtëpi, lokale e autosallone në shumë qytete të Kosovës. 11 të pandehur të përfshirë në këtë rast kanë pranuar fajësinë në marrëveshje me prokurorin e rastit, për të cilët kemi raportuar në dy ditët e kaluara.
Pas të pandehurve që kanë pranuar të hyjnë në marrëveshje për pranim të fajësisë, prokurori Rasim Maloku ka ngritur aktakuzë edhe ndaj 27 personave të tjerë për veprat penale fajde dhe detyrim.
Kjo aktakuzë është ngritur nga Prokuroria Themelore në Ferizaj më 15 dhjetor 2025, ku të dëmtuarit dyshohet se kanë paguar miliona euro në emër të kamatës së fajdeve.
Veriu.info ka siguruar aktakuzën e ngritur kundër 27 të pandehurve, të cilët janë në aktakuzë me iniciale, por shumicën prej tyre kemi arritur t’i identifikojmë me emër e mbiemër. Me këtë aktakuzë 25 persona akuzohen për fajde, ndërsa dy persona për detyrim.
Gjykata Themelore në Ferizaj ka konfirmuar për Veriu.info se e ka pranuar aktakuzën, duke bërë të ditur se për të akoma nuk është mbajtur shqyrtimi fillestar dhe nuk është bërë konfirmimi i aktakuzës.
Personat ndaj të cilëve është ngritur aktakuza më 15 dhjetor 2025 janë:
Shefik Rexhepi (Kompania “Euro-ABI”) për veprat penale fajdejadhe fajdeja në bashkëkryerje,
Bashkim Osmani (Kompania “Dona Laberion”) për veprën penale fajdeja në bashkëkryerje,
Bahri Abazi për veprat penale fajdeja dhe armëmbajtje pa leje,
Nexhmi Abazi për veprat penale fajdeja dhe armëmbajtje pa leje,
Ilir Vërshevci (auto sallon “Iliri”) për veprën penale fajdeja,
Besnik (I) Salihu (auto sallon “Besa”) për veprën penale fajdeja,
S.P. për veprën penale fajdeja,
Fitim Vërshevci për veprën penale fajdeja,
Egzon (Xh) Salihu (auto sallon “Lipjani”) për veprën penale fajdeja,
Ajvaz Muzaqi (auto sallon “Buna M”) për veprën penale fajdeja,
Ardi Saraqi për veprën penale fajdeja,
Fadil Salihu (auto sallon “Besa F”) për veprën penale fajdeja,
J.K. për veprën penale fajdeja,
M.M. për veprën penale fajdeja,
P.I. për veprat penale fajdejadhe detyrimi,
I.A. për veprën penale fajdeja në bashkëkryerje,
K.I. për veprën penale fajdeja në ndihmë,
Kadri Gerbeshi për veprat penale fajdeja në bashkëkryerje dhe detyrimi,
Tahir Gerbeshi për veprën penale detyrimi,
A.G. për veprën penale detyrimi,
Sheqir Vërshevci për veprën penale fajdeja në vazhdim,
E.V. për veprën penale fajdeja në ndihmë,
Ramiz Ademi për veprën penale fajdeja,
Mujë Ademi për veprat penale fajdeja dhe detyrimi,
Fatmir Gerbeshi për veprat penale fajdeja, detyrimi, dhënie e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale, pengim i të provuarit apo procedurës zyrtare dhe armëmbajtje pa leje,
Lindrit Haradinaj për veprën penale fajdeja në bashkëkryerje,
Egzon (I) Salihu (auto sallon “Besa”) për veprën penale fajdeja.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
To provide the best experiences, we use technologies like cookies to store and/or access device information. Consenting to these technologies will allow us to process data such as browsing behavior or unique IDs on this site. Not consenting or withdrawing consent, may adversely affect certain features and functions.
Functional
Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes.The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.