
Teuta Xhema mbron njërin nga 7 të akuzuarit në rastin e 400 kilogramëve të kokainës. Faton Vrajollin, zëvendësdrejtorin e kompanisë, Mc Food, në oborrin të cilës u kap kjo sasi e drogës.
Xhema deri tash është ankuar në çdo vendim që është marrë nga Gjykata për vazhdim paraburgimi. Çdo herë ka marrë përgjigje negative. Një të tillë e ka pranuar në javën e parë të shtatorit edhe nga Gjykata e Apelit.
Avokatja insiston që Prokuroria e Shtetit, nuk e ka asnjë dëshmi – si rrjedhojë klienti i saj dhe 6 të tjerët po mbahen sipas saj padrejtësisht në paraburgim.
“Në fakt nuk ka provë, Prokurori Special thirret gjoja në përgjime mirëpo nuk kemi prova sa i përket përgjimeve, thirret dhe ka komente mund të pa bazume mirëpo nuk e ka provu atë që është thirrë prokurori, nuk kemi përgjime, nuk kemi data, koha, momenti kur janë bë ato përgjime, nuk e ka citu asnjë përgjim të vetëm, nuk e ka siguru asnjë CD ku janë të përfshimë përgjimet, kështu qe kjo i bie që edhe në këtë pikë nuk ka prova Prokurori, asgjë”, ka thënë Xhema për InDoks.
Në pretendimet e Prokurorisë përmendet se si prova kanë përgjime si dhe dëshmitarë të mbrojtur, edhe për këtë avokatja e Vrajollit ka një përgjigje.
“Sa i përket dëshmitarëve, mua më vjen keq sepse Prokurori edhe në këtë pikë nuk e ka asnjë dëshmitarë të mbrojtur, së paku në bazë të letrave që vet prokurori i ka prezantu, nuk kemi asnjë dëshmitarë, edhe këtu prokurori e ka obligim ligjorë së paku, gjyqtares së procedurës paraprake me i listu sa dëshmitarë janë me qëllim të ndjeshmërisë ka mujt me i kodifiku, mos me dhënë të dhëna mirëpo e ka obligim me prezantu çdo provë që ekziston lidhur me rastin “Adriatiku”, me ja prezantu gjyqtares së procedurës paraprake sepse e ka obligim edhe gjyqtarja në bazë të provave me marrë vendime meritore për secilin të pandehur”, thotë ajo.
Asnjë fakt nuk u ka prezantuar mbrojtësve deri tash. Avokatja Xhema thotë së Prokuroria i ka injoruar edhe kërkesat e saj për qasje e po i mban të arrestuarit në paraburgim edhe në konstatime të pavërteta.
Ajo përmend edhe presionin e publikut si një faktor që ky institucion po vazhdon që të kërkojë masën më të rëndë për të dyshuarit, atë të paraburgimit, derisa në anë tjetër nuk po u prezanton palëve, e as publikut provat me të cilat i lidh personat e arrestuar me vetë 400 kilogramët e kokainës, potencon mbrojtja.
Përveç avokates, Teuta Xhema për InDoks ka folur edhe vëllai i të dyshuarit, Arbër Vrajolli.
Ndiqni dokumentarin e plotë: