
Gjykata e Apelit ka refuzuar ankesat e mbrojtëse së të pandehurve Izet Sheqiri, Kadri Sheqiri, Kadri Brahimi, Fehmi Bytyçi, Faton Vrajollii, Enver Belegu e Bajram Maliqit, të dyshuar për rastin e 400 kg kokainë, të kapura në maj të këtij viti në Lipjan.
Vendimi për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve nga Gjykata Themelore në Prishtinë është marrë me datën 16.08.2021.
Të gjithë të dyshuarit në këtë rast po dyshohen se kanë kryer veprën penale, pjesëmarrja dhe organizimi i grupit kriminal lidhur me veprën penale, blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge.
Ndërsa, Izet dhe Kadri Sheqiri po dyshohen edhe për armëmbajtje pa leje.
Kundër këtij aktvendimi në afatin ligjor kanë ushtruar ankesë:
Mbrojtësi i të pandehurit Izet Sheqiri, avokat Besnik Berisha, për shkak të shkeljes të së drejtës për liri dhe siguri të garantuar me nenin 29.1 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës(nenin 415.1 nën par. 1.1 i KPP; dhe shkeljes se neneve 7,161, 173.2 dhe 189.1 te KPP. si dispozita procedurale të cilat garantojnë respektimin e të drejtës nga nenin 29.1 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës (nenin 415 .1 nën par. 1.1 i KPP), me propozim që Gjykata e Apelit e Kosovës, ta aprovoj ankesën si të bazuar, ta ndryshojë aktvendimin e ankimuar dhe të caktoje masën e arrestit shtëpiak.
Mbrojtësja e të pandehurit Kadri Sheqiri, avokate Mirela Beqiraj, për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave të procedurës penale dhe vërtetimit të gabuar të gjendjes faktike. me propozim që Gjykata e Apelit e Kosovës ta ndryshoj aktvendimin dhe masën e paraburgimit të zëvendëson me masë më të butë.
Mbrojtësi i të pandehurit Kadri Brahimi, avokat Shefqet Hasimi, për shkak të aplikimit të gabuar të nenit 187 KPP, me propozim që Gjykata e Apelit e Kosoves, ta provoj ankesën dhe aktvendimi ankimuar të ndryshohet dhe paraburgimi të ndërpritet dhe këtë masë të zëvendësoj me masën e arrestit shtëpiak.
Mbrojtësja e të pandehurit Fehmi Bytyçi, avokate Blerina Restelica, për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave të procedurës penale dhe vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike, me propozim që Gjykata e Apelit e Kosoves, ta ndryshoj aktvendimin dhe masën e paraburgimit ta zëvendësoj me ndonjë masë më të butë.
Mbrojtësja e të pandehurit Faton Vrajolli, avokat Teutë Xhema, për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave të procedurës penale dhe vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike me propozim që Gjykata e Apelit e Kosovës, ta aprovojë ankesën si të bazuar dhe masa e paraburgimit të ndërpitet dhe i pandehurit të mbrohet në liri.
Mbrojtësi i të pandehurit Enver Belegu, avokat Gëzim Kollçaku, për shkak të shkeljes së drejtave thelbësore të palës të paraparë më këtë Kod, duke mos jepur ndonjë propozim konkrete për Gjykatën e Apelit te Kosovës.
Mbrojtësi i të pandehurit Bajram Maliqi, avokat Ilir Shaqiri, pa i specifikuar shkaqet ankimore te parapara sipas KPP, me propozim që Gjykata e Apelit e Kosovës, ta anuloj aktvendimin në mungesë të provave dhe i pandehuri të mbrohet në liri ose të caktoj masën e arrestit shtëpiak deri ne finalizimin e çështjes.
Në ankesën e mbrojtësi të pandehurit Izet Sheqiri, avokat Besnik Berisha, pretendon se ndaj të pandehurit nuk ekziston dyshimi i bazuar dhe se gjykata e shkallës së pare ka amnistuar dështimin e prokurorisë për të specifikuar në detaje provat e artikulushme e ne te cilat vetëm ka dhene apo referuar në mënyrë abstakte provave që gjenden në shkresat e lendes pa dhenë sqarime
Gjykata e Apelit vlerësoi se pretendimet ankimore në ankesa janë të pabazuara, si rrjedhojë janë refuzuar.
Në refuzim të kërkesës, Apeli ka vlerësuar se ekzistojnë arsye ligjore për vazhdimin e paraburgimit duke pasur parasysh peshën e veprës penale, mënyrat dhe rrethanat e kryerjes së veprës penale.
“…kjo Gjykatë vlerëson se, gjykata e shkallës së parë drejtë ka gjetur se ka bazë ligjore për vazhdimin e paraburgimit edhe konform dispozitës së nenit 187 par.1 nënpar.1.1 e 12 pika 1.2.2 të KPP-së, sepse me gjetjen e të pandehurve në liri, ekziston rreziku i ndikimit në dëshmitarë dhe në të dëmtuar si dhe në bashkëpjesëmarrësit pasi që hetimet janë në fazën fillestare, po ashtu nuk janë dëgjuar në cilësinë e dëshmitarëve personat të cilët eventualisht mundë të kenë dijeni mbi ngjarjen duke pasur për bazë se këtu kemi te bëjmë me një grup te organizuar që shtrirjen e ka deri ne Brazil dhe në ketë mënyre ka rrezik potencial që të pandehurit me gjetjen e tyre në liri do të pengojnë në rrjedhën normale të procedurës penale”, thuhet në arsyetimin e gjykatës.
Sipas Apelit, gjykata e shkallës së parë ka vepruar drejt kur të pandehurve. i’u ka vazhduar masën e paraburgimit, ngase masat e tjera të parapara nga neni 173 i KPPRK-së, janë të pa mjaftueshme për sigurimin e prezencës së të pandehurve në procedurë, në rrjedhjen normale të procedurës penale dhe në parandalimin e kryerjes së veprës tjetër penale, andaj me qëllim të zbatimit me sukses të procedurës penale, vazhdimi i paraburgimit konsiderohet si i domosdoshëm, kurse ankesat e mbrojtësve të pandehurve, u refuzuan si të pabazuara.