Hyzri Sheqiri, i akuzuari në rastin e sekuestrimin e 400 kg kokainë në Lipjan është dënuar sot nga Gjykata Themelore në Prishtinë me 7 muaj burgim, shkruan Insajderi.
Ai akuzohej për veprën penale “Pengim i të provuarit apo i procedurës penale”.
Sipas aktgjykimi, pas shqyrtimit të marrëveshjes së arritur mes Prokurorisë dhe avokati të të akuzuarit, Artan Çerkini për veprën penale “Pengim i të provuarit apo i procedurës penale”, gjykata aprovoi marrëveshjen dhe shpalli dënim me 7 muaj burgim efektiv.
Ndaj këtij vendimi, palët kanë të drejtë ankese vetëm lidhur me lartësinë e dënimit, ndërsa dënimi do të ekzekutohet pasi të bëhet i plotfuqishëm.
Në dënimin me burgim, të akuzuarit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.
Masa e paraburgimit, të njëjtit do t’i ndërpritet deri në ekzekutim të dënimit.