×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Rasti i 400 kg kokainë që u kap në Lipjan – të akuzuarit deklarohen të pafajshëm

    Insajderi
    21 December 2022 - 16:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Izet Sheqiri, Faton Vrajolli, Kadri Brahimi, Kadri Sheqiri dhe Fehmi Bytyqi sot janë deklaruar të pafajshëm në seancën e shqyrtimit fillestar pas leximit të aktakuzës nga prokurori special, Valdet Gashi.

    Të njëjtit nga prokuroria akuzohen për rastin e sekuestrimit të 400 kilogramëve kokainë e cila ishte vendosur në mish të ngrirë e që kishte ardhur nga Brazili në Kosovë.

    I akuzuari Izet Sheqiri deklaroi se nuk ndihet fajtor për asnjë pikë të aktakuzës.

    “Jo nuk ndihem fajtor për asnja hiq”, tha Sheqiri, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Tutje, i akuzuari Faton Vrajolli vazhdoi me deklarimin e tij si i pafajshëm po ashtu për të gjitha pika e aktakuzës.

    “Në të gjitha pikat e aktakuzës ndihem i pafajshëm dhe asnjëherë nuk jam kanë i ndjeken penalisht”, deklaroi Vrajolli.

    Po ashtu edhe Kadri Brahimi shtoi se ndihet i pafajshëm për veprat penale që e ngarkon prokuroria speciale.

    “Për pikat qe i ka lexu prokurori nuk ndihna fajtor, para zotit jam i paqt”, shtoi Brahimi.

    Në vazhdim u deklarua i pafajshëm edhe Kadri Sheqiri, duke thënë se nuk e ndjenë veten fajtorë.

    Dhe krejt në fund për pafajësinë e tij u deklaruar edhe Fehmi Bytyqi, duke thënë se është plotësisht i pafajshëm.

    Pas deklarimit lidhur me pafajësinë e tyre gjykatësi, Musa Konxheli njoftoi të akuzuarit se kanë afat 30 ditë për të paraqitur kërkesë për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave.

    Gjatë seancës gjyqësore mbrojtësit e të akuzuarve një zëri kërkuan të mbyllet e seancën gjyqësore për publikun dhe mediat, lidhur me kërkesën për ndërrimin e masës së paraburgimit, ku do të shtjellohen çështje biznesore dhe familjare pa interes për publikun.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark