×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Rasti i 400 kilogramëve kokainë në kamionin në Lipjan, ngritet një aktakuzë e re ndaj të akuzuarit kryesor

    Insajderi
    14 February 2024 - 10:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka filluar seanca gjyqësore ndaj të akuzuarve për rastin e 400 kilogramëve kokainë që u gjeten në Lipjan para tri vitesh.

    Në gjykatë Prokuroria ka prezantuar provat shtesë për aktakuzë shtesë, teksa është marrë vendimi që t’i shtohet një aktakuzë e re të akuzuarit Kadri Sheqiri, raporton Gazeta Insajderi.

    Mbrojtja e Sheqirit ka kërkuar që aktakuza t’i bashkëngjitet atyre të mëparshme, e jo të trajtohet si e re.

    Bëhet fjalë për aktakuzën për veprën penale “Mbajtja në pronësi dhe posedim i paautorizuar i armës”.

    Në nëntor të vitit 2022, Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë ndaj shtatë personave lidhur me 400 kilogramët e famshëm të kokainës, që u kapën në një kamion në Lipjan.

    “Është ngritur aktakuzë kundër të pandehurve me iniciale I.SH, F.V, K.SH, K.B, F.B, H.SH, N.M. për shkak se të njëjtit kanë kryer veprat penale ‘’Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar’’, lidhur me veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’, ‘’Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare si dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, thuhej në njoftimin e Prokurorisë. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark