×
  • Lajme
  • Lajme

    Rasti i bixhozit ilegal, lirohet Mazrekaj- Për Insajderin flet avokatja Mulhaxha

    Insajderi
    09 May 2023 - 15:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Avokatja Aurora Mulhaxha ka konfirmuar për Insajderin se klienti i saj Artan Mazrekaj, është liruar nga paraburgimi.

    “Po, klienti im është liruar nga paraburgimi”, ka thënë Mulhaxha për Insajderin duke treguar se siç ka reaguar me kohë, sipas saj, vet vendimi për paraburgosje e tij ka qenë i padrejtë.

    “Prokuroria nuk ka asnjë prove direkte ne këtë faze hetimore se i mbrojturi im me dy apo më shumë persona së bashku kanë kryer veprën penale duke marrë pjesë në kryerjen e veprës penale ose thellësisht duke i kontribuar kryerjes së saj në ndonjë mënyrë tjetër, pasi qe i njëjti nuk ka asnjë lidhje me personat e listuar ne Aktvendimin për fillimin e hetimeve”, pati deklaruar avokatja Mulhaxha.

    Në fillim të prillit, 2023, Policia e Kosovës pati arrestuar dhjetë persona për shkak të dyshimit se personat e dyshuar kanë qenë të përfshirë në veprat penale ‘krim i organizuar’, ‘organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

    Operacioni policor ishte realizuar në dy rajone të Republikës së Kosovës, në Prishtinë dhe Pejë.

    “Ky operacion policor është zhvilluar pas hetimeve disa mujore, ku personat e dyshuar në bashkëveprim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë kryer veprat penale të lartcekura për një periudhë të gjatë kohore”, thuhej në njoftimin e Policisë, shkruan Gazeta Insajderi. 

    Gjatë aksionit Policia ishin sekuestruar para të gatshme, aparatet e lojërave të fatit, telefona mobilë, kompjuterë, DVR si dhe materiale/dokumente relevante për rastin.

    Gazeta Insajderi pati zbuluar emrat e të arrestuarve të dyshuar për bixhoz të jashtëligjshëm, dhe ata ishin: Benjamin Gorani, Riad Haziri, Mirzantim Berani, Altin Krasniqi, Çlirim Nimonaj, Liridon Beqiri, Ronald Dedinca, Artan Masrekaj, Erion Alimetaj dhe Faton Nura.

    Të gjithë këtyre u ishte caktuar masa e paraburgimit nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark