×
  • Lajme
  • Insajderi

    Rasti i “Currit” dhe të tjerëve, prokuroria kërkon konfiskim të pasurisë së fituar jashtëligjshëm

    Insajderi
    20 November 2021 - 16:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Prokurori Themelore në Prishtinë pas akatakuzës ndaj të pandehurve Ismet Osmani-Curri, Ilir Bojku, Adil Thaqi,  Mentor Maqani dhe  Sami Nika ka kërkuar të iu konfiskohet pasuria e cila është fituar në mënyrë të jashtëligjshmë nga ta.

    Prokurori i çështjes I ka propozuar gjykatës kompetente që pasuria e luajtshmë e tyre  të konfiskohet, pasi është fituar si rezultat I veprave penale dhe t’I rikthehet pronarit.

    “Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar gjykatës kompetente të konfiskohen pasuritë e luajtshme të cilat kanë rrjedh si rezultat i veprave penale dhe kjo pronë t’i kthehet pronarit të ligjshëm, tani të dëmtuarit”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

    Kujtojmë se Departamenti i Krimeve të Rënda nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngitur aktakuzë kundër Ismet Osmani-Curri, Ilir Bojku, Adil Thaqi,  Mentor Maqani dhe  Sami Nika.

    Këta akuzohet për veprat penale “Fajdeja”, “Mashtrimi” dhe “Detyrim”.

    https://video.gjirafa.com/mafiozi-shqiptar-indoks-mpg?fbclid=IwAR1KSAEuGZ5z0AjlMq49WjDUzV8qAzZbEIe8OPEw50AerNms9ScWI2cGTs

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark