Rasti i foshnjës në Pejë: Ministria e Shëndetësisë shkarkon kryeinspektorin shëndetësor – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Rasti i foshnjës në Pejë: Ministria e Shëndetësisë shkarkon kryeinspektorin shëndetësor

    Insajderi
    22 December 2022 - 15:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Shëndetësisë ka liruar nga detyra u. d. kryeinspektorit të Inspektoratit Shëndetësor, Shaban Osmanaj.

    Në një përgjigje për Insajderin, MSH thotë se në këtë rast ka dështuar zbatimi i detyrave dhe misionit, konkretisht ka munguar komunikimi, informimi i drejtë dhe mbi të gjitha adresimi në kohë i rastit nga ana e Inspektoriatit Shëndetësor.

    “Duke shprehur sinqerisht keqardhjen më të thellë për familjarët dhe të afërmit që janë ballafaquar me këtë ngjarje tepër të rëndë, ripërsërisim se etika dhe mbrojtja e dinjitetit njerëzor për pacientët e qytetarët në përgjithësi duhet të garandatohet në çdo rrethanë nga institucionet shëndetësore. Kush nuk mbërrin ta përmbushë këtë, nuk mund të vijojë të mbajë pozita menaxheriale”, thuhet në njoftim.

    MSH-ja thënë se shpreh mbështetjen për Prokurorinë e Policinë “që sa më parë që është e mundshme të ndërmarrin veprimet e duhura drejt zbardhjes së plotë të ngjarjes dhe adresimin e personave përgjegjës konkretë të veshur me këtë përgjegjësi”.

    Ndërsa u. d. ministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku njoftohet se ka marrë të gjitha hapat për përgjegjësitë administrative dhe sipas njoftimit, çështja po vijon të trajtohet deri në sqarimin përfundimtar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark