×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Rasti i logopedit, Oda e Mjekëve i reagon ShSKUK-së: Se kemi obligim t’ju informojmë, pa licencë s’mund të hysh në punë

    Insajderi
    29 November 2022 - 14:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Oda e Mjekëve i ka reaguar ShSKUK-së pasi një reagimi ku përgjegjësin e tyre e hodhën tek përfaqësuesit e Odës së Mjekëve dhe atyre të Infermierëve, për rastin e logopedit nga Gjilani, Iljasa Fazliu, që abuzuar psiqikisht me një vajzë 3-vjeçare. E që i njëjti kishte qenë duke operuara pa licencë te punës

    Nga ShSKUK në deklaratën e tyre kanë thënë, që Fazliu nuk ka pasur licencë të punës është dashur të informohen nga Oda e Mjekëve ose nga Oda e Infermierëve të Kosovës.

    Në një përgjigje për Gazetën Insajderi nga OMK kanë thënë se nuk e kanë obligim ta informojnë ShSKUK-në për rastin e licencës së punës.

    “OMK nuk ka asnjë obligim të njoftojë e institucionet në ketë rast ShSKUK-në sepse mbikëqyrjen e bën inspektorati shëndetësor në gjitha institucionet, private dhe publike dhe aty ku gjen të punësuar pa licenca i drejtohet OMK për ndërmarrjen e masave adekuate”, thuhet në përgjigje.

    Sipas Pleurat Sejdiut, OMK nuk kanë informacione se a kanë licencë valide punëtorët në institucionet publike apo private, derisa shtojnë se nëse kërkojnë institucionet verifikim ata gjithmonë u janë përgjigjur.

    “OMK nuk ka informacione për të punësuarit në institucione publike apo private nëse të njëjtit kanë apo jo licencë valide. Është detyrë e institucioneve përkatëse që të kërkojnë licencat e punës për gjithë të punësuarit. Asnjë i punësuar nuk mund as të aplikoj e lëre më të fillojë punën në një institucion publik apo privat pa qenë i licencuar”, kanë thënë nga OMK.

    Logopedi, Iljasa Fazliu nga Gjilani ka abuzuar psiqikisht në ordinancën e tij një fëmijë 3 vjeçar të diagnostikuar me autizëm. Gazeta Insajderi ka siguruar audio incizimet ku i njëjti dëgjohet duke e sharë e ofenduar fëmijën teksa dëgjon të qarat e tij.

    A.V (inicialet e së cilës janë ndryshuar nga redaksia) kishte kohë që po e dërgonte vajzën e saj 3 vjeçare në ordinancën logopedike AAR logo + në Gjilan. Insajderi mëson se nëna kishte vërejtur se gjendja e fëmiut vetëm se përkeqësohej dita ditës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark