Insajderi
Insajderi

Rasti i plagosjes në Shtërpcë- Sadri Ramabaja sulmon Baton Haxhiun

Insajderi
07 January 2023 - 15:17
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rasti i plagosjes në Shtërpcë- Sadri Ramabaja sulmon Baton Haxhiun
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Analisti politik, Sadri Ramabaja e ka quajtur gënjeshtar dhe manipulues gazetarin Baton Haxhiu, pas ngjarjes së mbrëmshme në Shtërpcë, ku mbetën të plagosur dy qytetarë të nacionalitetit serb nga një pjestar i FSK’së.

Ramabaja ka publikuar një intervistë të Haxhiut në profilin e tij në Facebook, ku shkroi se nuk duhet t’i jepet hapësira televizive gazetarit Haxhiu. Pasi që kjo i bie të jetë bashkëpunim në krim.

“Miti i për viktimizimin e serbëve në Kosovë është ambalazhimi më i mirë i kësaj lufte hibride. Në publik ky lloj i species që ushqen këtë mit, ndër ne quhen manipulues, prandaj spin doktorët quhen gënjeshtarë. Ndërkaq dhënia e hapësirës televizive gënjeshtarëve, spin doktorëve sui generis, siç është BH, është një lloj bashkëveprimi në krim”, shkroi ai.

Sipas Ramabajes, Haxhiu me deklaratat e tij po viktimizon serbët e Kosovës dhe po krijon një luftë hibride.

“A po paralajmrohet skenari i ri i kësaj lufte hibride, që duhet t’i ngjajë ndeshtrashave të pranverës së vitit 2004, që i jep fund Republikës?!”, ka shkruar Ramabaja.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark