×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Rasti Klan Kosova, edhe një ish-zyrtar i lartë i PDK-së rreshtohet kah Kurti

    Insajderi
    31 July 2023 - 14:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-zyrtari i lartë Partisë Demokratike të Kosovës, Qemajl Mustafa, ka dalë në përkrahje të Qeverisë Kurti për rastin e mbylljes së Klan Kosovës.

    Mustafa, me anë të një postimi në ‘Facebook’ teksa ka arsyetuar vendimin arbitrar për mbylljen e Klan Kosovës, ka thënë kinse kjo s’ka të bëjë me lirinë e fjalës, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Lejoni hapsirë për shqyrtim procedural e ligjor dhe e presim fundin e kësaj “maskarade” të krijuar artificialisht nga mediat e kontaminuara dhe nga opozita qe ska tjeter pune perveç diskreditimit te pushtetit me fakte e pa fakte, me vend e pa vend”, deklaroi ai.

    “Fundja, opozita kete rol edhe e ka (sidomos kur ajo me asgje nuk eshte kreative) por, ajo qe skajshem na brengose te gjithe neve qe e duam progresin me te shpejte te vendit tone, eshte roli i çuditshëm i disa mediave, opinionisteve e analisteve dhe nje pjese te shoqerise civile. Mbase shpejte zgjidhet edhe kjo nyje e kjo barrikade qe ia kemi qite veti ne rruge!”, ka thënë ish-kryetari i PDK-së i degës në Gjilan.

    Pro-Kurtit u rreshtua edhe dikur zyrtari i lartë i PDK-së, Rrustem Mustafa, i njohur si “Komandant Remi”.

    Ai e ka nisur postimin e tij duke thënë se në Kosovë “po vendoset rend”. Më tej ai ka argumentuar qëndrimin e tij duke thënë se askush nuk ka të drejtë të vetdeklarohet si shtetas i Serbisë duke e mohuar shtetin e Kosovës duke “keqpërdorur adresimet Pejë-Serbi, Gjakovë- Serbi”.”

    “Fjala e lirë duhet të garantohet por duhet të merret parasysh se shtete me demokraci shumë të zhvilluara kanë marrë e po marrin masa për të ndaluar keqpërdorimin e fjales se lirë sepse ky keqpërdorim, tashmë shihet si arsenal armatimi i pakontrolluar. Kjo ngase ‘fake neës’, në kohet moderne, vret me shumë se sa arma”. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark