Insajderi
Lajme

Rasti në Podujevë – Kush janë të plagosurit nga shtënat me armë, njëri kalimtar rasti

Insajderi
02 July 2026 - 15:37
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rasti në Podujevë – Kush janë të plagosurit nga shtënat me armë, njëri kalimtar rasti
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Podujevë, ku si pasojë e të shtënave katër persona  mbetën të plagosur në një incident me armë zjarri.

Sipas burimeve të Sinjalit, tre nga të plagosurit janë: Fidaim Zejullahu, rreth 36-vjeçar, me shtetesi gjermane, Agim Xhemaji, Argjend Islami, rreth 25 vjeç, i cili, sipas informacioneve fillestare, ishte kalimtar i rastit në momentin kur u hap zjarri.

Po ashtu raportohet se deri në këtë fazë të hetimeve, njësitë policore kanë identifikuar dhe sekuestruar 23 prova materiale në vendin e ngjarjes, përfshirë armë, gëzhoja dhe dëshmi të tjera që pritet të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të rastit.

Tre autoambulanca kanë transportuar të plagosurit nën përcjelljen e Policisë.

Policia dhe Prokuroria po vazhdojnë hetimet intensive për të sqaruar rrethanat e incidentit dhe për të identifikuar të gjithë personat e përfshirë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark