×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Rasti Thaçi dhe të tjerët, dëshmitari pretendon se është rrahur dhe rrëmbyer nga UÇK’ja

    Insajderi
    26 February 2024 - 10:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 47 i Zyrës së Prokurorit të Specializuar me kodin W02749 në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

    Ky dëshmitar është me masa mbrojtëse dhe në përmbledhjen e lexuar nga përfaqësuesit e ZPS-së, pretendohet se në qershor të 1999 ai është rrëmbyer dhe rrahur nga anëtarët e UÇK-së.

    “W02749 ka qenë banor i Prizrenit. Në qershor të 1999 është rrëmbyer dhe rrahur nga anëtarët e UÇK-së. Është dërguar në një ndërtesë e cila është përdorur nga UÇK-ja ku është marrë në pyetje dhe është rrahur me tej. Gjatë ndalimit ai ka vërejtur edhe persona të tjerë të ndaluar dhe është liruar nga një ushtar i UÇK-së”.

    Pyetjet për këtë dëshmitar është duke i parashtruar përfaqësuesit nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në sesion privat për publikun.

    Sipas kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith III, dëshmia e këtij dëshmitari do të zgjasë një ditë. Ai tha se ZPS-ja ka paraparë rreth një orë e gjysmë për ta marrë në pyetje këtë dëshmitar, mbrojtja e viktimave nuk ka pyetje kurse mbrojtja e të akuzuarve kanë parashtruar se iu duhen rreth katër orë.

    Vlen të theksohet se deklaratat e dëshmitarit të dhëna më herët për ZPS-në u pranuan si prova materiale së bashku me materialit përcjellëse.

    Të pranishëm në sallën e gjyqit janë të gjithë të akuzuarit përveç Jakup Krasniqit i cili është i kyçur përmes video-lidhjes.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark