×
  • Lajme
  • Insajderi

    Rasti “Toka” – për sa prona bëhet fjalë e sa është vlera e tyre?

    Insajderi
    24 April 2022 - 20:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Azem Syla dhe të tjerët në rastin “Toka”, dyshohen se e kanë dëmtuar buxhetin e Kosovës për 30 milionë euro.

    Prokuroria akuzon se Azem Syla pensionin e Zvicrës e kishte përdor për ta financuar grupin kriminal për të nisur procesin e blerjes, shitjes e edhe mashtrimit me prona që kryesisht ishin prona të serbëve.

    Grupi kishte caktuar edhe një restaurant në Prishtinë që u bë si shtabi i këtij grupi, e që udhëhiqej nga ish-Shefi i Shtabit të UCK-së, Azem Syla.

    Anëtarët e këtij grupi të organizuar kriminal, sipas aktit akuzues kanë bashkëpunuar mes vete, secili me rol të caktuar, për t’i privuar Kosovës pronat shoqërore përmes veprimtarive kriminale duke përfshirë falsifikimin e vendimeve dhe dokumenteve të tjera zyrtare, mashtrimin dhe veprimeve korruptive.

    Prokuroria Speciale zbulon se Azem Syla kishte blerë një banesë në Lagjen ‘Pejton’ në kryeqytet dhe një veturë Xhip ML me paratë nga shitja e pronave të serbëve në Çagllavicë.

    Paratë e fituar nga shitja e pronave të familjes Simiq ishin përdorur për të blerë atë banesë e atë veturë luksoze për atë kohë përderisa dy anëtarët e tjerë të grupit Shaban Syla e Shpresim Ukaj kishin blerë vetura të tjera, po ashtu luksoze të kahes si një BMË X5.

    Në hierarki menjëherë pas Azem Sylës vinte Shaban Syla, në lidhje familjare me të parin i cili sipas Prokurorisë  veproi hapur dhe personalisht, duke nënshkruar një sasi të madhe të dokumenteve, “Shaban Syla ishte sigurisht një nga arkitektët e mashtrimit, bashkë me Hajrullah Berishën”, thuhet në Aktakuzë.

    Hajrullah Berisha një tjetër i akuzuar në këtë rast pretendohet se bashkëpunoi me grupin duke qenë pjesë e misionit të OKB-së UNMIK.

    Prokuroria pretendon se Berisha njihte mirë sistemin ligjorë dhe kishte qasje të lehtë në shabllone të dokumenteve dhe vulave. “Përveç Nuhi Ukës, ai ishte i vetmi që kishte mundësinë dhe dijeninë për t’i falsifikuar rastet, vendimet e gjykatave dhe dokumentet të cilat ishin të ruajtura në Arkivin e Gjykatës Komunale dhe Arkivin Shtetëror të Kosovës” thuhet në aktakuzë.

    Njëri nga dëshmitarët kyç të prokurorisë përshkruhet në aktakuzë se e takoi Berishën në fund të vitit 2006 kur u takuan me Shaban Sylën. “Hajrullah Berisha i dha Shaban Sylës 20 mijë euro për t’ia dhënë familjes Simiq për vendimin e gjykatës”, thuhet në aktakuzë derisa për të shtohet se e vizitonte shpesh restaurantin ku koordinohej grupi i Azem Sylës në vitet 2006, 2007 dhe 2008.

    Insajderi vite më parë kishte publikuar një hulumtim që Azem Sylën e lidhte edhe me një tokë tjetër. Hulumtimi zbulonte se si Azem Syla dyshohet se e kishte kërcënuar një tjetër dëshmitar të më vonshëm të EULEX-it. që t’ia shiste tokën familjarit të tij, Hysni Syla me çmimin që donin ata. Ngjarja nuk u ndal me kaq. 200 mijë euro për këtë tokë dyshohet se janë shpërlarë nëpërmjet OJQ-së “United Foundation”.

    InDoks | Tokat e Dajës – Gjykimi që shpërfaq dështimet e Drejtësisë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark