Organizuesi i atentatit dhe një pjesëmarrës në tubim kanë mbetur të vdekur pas incidentit në tubimin elektoral në Pensilvani të ish-presidentit amerikan, Donald Trump.
FBI ka dalë me një deklaratë së fundmi që ka konfirmuar se sulmi në Pensilvani ishte një tentim atentat ndaj ish-presidentit Trump.
Sipas Shërbimit Sekret të ShBA-së thuhet se Trump është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se nga ky sulm u vra sulmuesi, një shikues dhe u plagosën rëndë dy persona.
Siç raportohet në median sociale ‘X’ ishte shërbimi mbrojtës i Trump që reagoi menjëherë duke neutralizuar sulmuesin përmes snajperit. Pamjet janë publikuar në ‘X’. /Insajderi.org/
🚨Update: Trump Security Detail responds to sniper that attempted to kill Trump!! Secret Service took him out, but failed to stop him before he attacked!! Today a civil war almost started!! pic.twitter.com/3tizGK37W1
— US Civil Defense News (@CaptCoronado) July 14, 2024