Reagimet e botës ndaj sulmit amerikan në Siri – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Reagimet e botës ndaj sulmit amerikan në Siri

    Insajderi
    07 April 2017 - 10:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës nisën një ofensivë ajrore ndaj Sirisë, ku si objektiv i sulmeve ishte aeroporti ushtarak sirian “Al-Shayrat”. Marina amerikane e Mesdheut ka goditur 56 herë, me raketa “Tomahawk”, aeroportin ushtarak dhe zonën ku u përdorën armët kimike.

    Sulmi filloi në orën 04:40 të mëngjesit të së premtes, sipas orës siriane, ose 03:40 sipas orës shqiptare.

    Por, si reagoi bota ndaj këtyre sulmeve. Më poshtë do të gjeni reagimet e qeverive të ndryshme për këtë sulm:

    Arabia Saudite

    “Mbështesim plotësisht operacionet ushtarake të SHBA-ve ndaj regjimit sirian, pasi regjimi i Asadit vrau dhjetëra civilë të pafajshëm, përfshirë gra dhe fëmijë, duke përdorur armë kimike”.

    Japonia

    “Japonia mbështet vendosmërinë e qeverisë së SHBA-së për të parandaluar përhapjen dhe përdorimin e armëve kimike”, tha kryeministri japonez .

    Polonia

    Një zëdhënës i qeverisë e mbështeti sulmin, duke thënë se SHBA është garantues i paqes në botë.

    Turqia

    Kryeministri Kurtulumus e mirëpriti aksionin. Ai i tha Fox-it turk se qeveria siriane duhej të ndëshkohej.

    Franca

    Ministri i Jashtëm Jean Marc Ayrault tha se ishte informuar para se të niste sulmi. Përdorimi i armëve kimike është i tmerrshëm dhe duhet të ndëshkohet, pasi është krim lufte, ka thënë ai.

    Mbretëria e Bashkuar

    Britania mbështet përgjigjen e SHBA-së ndaj “përdorimit barbar të armëve kimike” nga qeveria siriane, tha një zëdhënës i kryeministres Theresa May.

    Irani

    “Irani dënon përdorimin e armëve kimike, por, në të njëjtën kohë, mendon se është e rrezikshme dhe shkelje e ligjeve ndërkombëtarë ta përdorësh këtë si një justifikim për të ndërmarrë aksione”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit për ISNA.

    “Irani e dënon sulmin e SHBA-së, pasi kjo vetëm sa forcon terroristët në Siri dhe do të ndërlikojë situatën në Siri dhe rajon”, shtoi zëdhënësi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark