Reagimi i Rita Orës pasi ka provuar ‘’vegemite’, ushqimin tradicional ustralian është bërë viral.
Këngëtarja shqiptare në premierën e ‘’The Voice Australia’’ ku është anëtare jurie dha mendimin e saj për ushqimin tradicional.
Gjatë daljes debutuese në karrigen e panelistes, këngëtarja e hitit “I Will Never Let You Down” u befasua nga kolegu i saj, ylli Guy Sebastian, i cili erdhi me një kuti me ushqim.
“A është kjo një donut ‘Krispy Kreme’?”, pyeti Rita.
Ndërkohë, Guy zbuloi se brenda paketës me ushqim kishte disa copë Vegemite.
“Është pak më e shijshme. Kjo është një dhuratë mirëseardhjeje në Australi”, tha ai.
Rita me kënaqësi provoi ushqimin, dhe madje dukej se e shijoi atë.
“Është pak e thartë apo jo?”, tha artistja shqiptare pasi e provoi, ndërsa kolegët gjyqtarë Keith Urban dhe Jessica Mauboy shikuan dhe filluan të qeshin.
Guy pranoi se i pëlqente ta hante atë me djathë – para se Rita ta pyeste me shaka këngëtarin australian nëse ishte shtatzënë.
Pas kësaj reagime të shumta pushtuan rrjetin duke e quajtur reagimin e Ritës së më të mirin nga çdo mysafir që ka provuar ‘vegemite’.