×
  • Sport
  • Sport

    Reagimi shpërthyes i Vardyt i shkakton probleme Leicesterit

    Insajderi
    19 April 2016 - 08:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Futbollisti është ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë nga arbitri Jon Moss për një simulim. Vendimi i arbitrit mendohej se do të hidhej poshtë nga drejtësia sportive, por duket se situata ka ndryshuar për shkak të reagimit që ka pasur futbollisti në fushën e lojës, duke sulmuar verbalisht gjyqtarin e takimit. Për këtë arsye sulmuesi rrezikon një ndeshje shtesë skualifikim.

    Leicester gjithashtu ka marrë një paralajmërim sepse nuk ka arritur të kontrollojë lojtarët. Nëse Vardy do të dënohet për dy ndeshje, “Dhelprat” nuk do ta kishin në dispozicion golashënuesin e dytë më të mirë të Premier League (22 gola) për dy sfidat e ardhshme kundër Swansea dhe Manchester United. Vendimet e arbitrit janë kritikuar shumë sepse kartoni i dytë i verdhë i dhënë ndaj Vardy është dukur i ekzagjeruar, ndërkohë që Moss mund të kishte lejuar vazhdimin e lojës. Gjithashtu ai është akuzuar se ka dashur të lajë gabimin e tij duke dhënë një penallti të dyshimtë në minutat e fundit të ndeshjes, që i ka dhënë mundësinë lojtarëve të Ranieri-t të marrin një barazim 2-2 kundër West Ham. (Telesport.al)

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark