Reagojnë nga Presidenca pas deklaratave të Petkoviqit ndaj ambasadorit Hovenier - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Reagojnë nga Presidenca pas deklaratave të Petkoviqit ndaj ambasadorit Hovenier

    Insajderi
    01 August 2023 - 23:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Blerim Vela, shef i kabinetit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit i ka reaguar drejtorit të të ashtuquajturës “Zyre për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

    Petkoviq ka reaguar i “nervozuar” me deklaratën e ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffry Hovenier, i cili ka thënë se Kosova është shtet demokratik me kufijtë ekzistues që dihet se ku janë.

    Pas kësaj, Petkoviq reagoi me retorikën e Beogradit se “kufijtë e Kosovës janë të Serbisë”.

    Por, Vela përmes një postimi në Twitter i tha Petkoviqit se ai i di kufijtë nga kërkesat që i bën për vizita në Kosovë.

    ”Nga të gjithë zyrtarët e Serbisë, ju e dini më së miri se ku janë kufijtë e Kosovës, gjë që ju e shënoni në kërkesat tuaja për të vizituar Kosovën. Lista Serbe është e regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës – sipas ligjeve Kosovës”, ka shkruar Vela.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark