Reagon Ahmeti: Nuk ndihem as i kërcënuar e as i rrezikuar nga Afrimi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Reagon Ahmeti: Nuk ndihem as i kërcënuar e as i rrezikuar nga Afrimi

    Insajderi
    26 October 2021 - 21:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, ka reaguar pas arrestimit të trajnerit të futbollit Afrim Tovërlanit, i cili dyshohet se kishte shkuar tek shtëpia e tij për ta kanosur.

    Ahmeti tha se nuk ka pasur kurrëfarë ballafaqimi fizik me tyre.

    “Falemnderit të gjithëve për pyetjet e kujdesin. I pash edhe titujt ne portale. Nuk ka pas kurfarë ballafaqimi fizik e as luftë më thika. Afrimin e njoh moti dhe e kam mik”.

    I pari i Prishtinës theksoi se Tovërlani mbrëmë kishte qenë tek shtëpia e tij dhe ai nuk kishte qenë prezent.

    “Ka qenë mbrëmë të shtepia kur nuk kam qenë unë dhe e ka thirr vetë policinë e cila me të arritur e ka arrestuar. Nuk ndihem as i kërcënuar e as i rrezikuar nga Afrimi edhe pse vizitat e vona në shtëpi kur nuk jam prezent dhe me fëmijë të mitur prezent nuk janë të mirëseardhura. Mirëpo, nuk ka pas as fjalosje e as ndonjë fjalë të rëndë me fëmijet dhe familjen”.

    “Shpresoj që këtë incident Afrimi ta sqaroj e kaloj sa më lehtë me organet e rendit. Duke e pas mik qe një kohë të gjatë nuk besoj që ka pas qëllim të sulmit apo kërcënimit”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark