Insajderi
Lajme

“Dashnia jem e parë dhe ma e madhe”, vdekja e zyrtarit policor, reagon e pikëlluar vajza e tij Elsa Tolaj

Insajderi
04 April 2025 - 19:18
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Dashnia jem e parë dhe ma e madhe”, vdekja e zyrtarit policor, reagon e pikëlluar vajza e tij Elsa Tolaj
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gazeta Insajderi pak më parë raportoi se zyrtari policor Alban Tolaj, që dyshohet se ka vrarë veten, është babai i influenceres/tiktokeres së njohur Elsa Tolaj.

Elsa ka reaguar përmes një storje në Instagram, rreth vdekjes së rëndë të të atit.

“Dashnia jem, Allahu të shpërbleft me xhennet, e na do të takohemi prap”.

“Babush, shpirti jem, dashnija jeme e pare dhe ma e madhe… Allahu qofte i meshirshem me ty dhe te shperblefte me Xhenet, aty ku s’ka me dhimbje as mërzi, veç paqe e lumturi. Inshallah nje dite takohemi prape, aty ku dashnia nuk ka fund. Te don cika jote e vogel perjetësisht, babush. Nuk je fizikisht ketu, por ne zemrën time je çdo sekonde. Pusho i qete, shpirti jem…”, ka shkruar vajza e policit të ndjerë.


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark