×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Reagon Gërvalla pas sulmeve me raketa në Poloni: BE ta ndal Putinin, para se lufta ta përfshijë gjithë kontinentin

    Insajderi
    15 November 2022 - 21:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një zyrtar i lartë i zbulimit amerikan njoftoi se raketa ruse kanë kaluar mbi Poloni, një vend anëtar i NATO-s, duke vrarë dy persona.

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka reaguar duke thënë se Kosova qëndron në krahë të Polonisë kundër regjimit të Putinit.

    “Jemi të pikëlluar me humbjen e jetëve të qytetarëve të pafajshëm polakë që u vranë nga raketat ruse. Mendimet tona janë me familjet e viktimave, Kosova qëndron me Poloninë kundër regjimit të Putinit. Bashkimi Evropian duhet të veprojë në mënyrë shumë më të vendosur për të ndaluar Putinin përpara se ai të sjellë luftën në të gjithë kontinentin”, ka shkruar Gërvalla në Tëitter.

    Zëdhënësi i qeverisë polake Piotr Mueller nuk e ka konfirmuar ende lajmin, por tha se udhëheqësit e lartë të vendit po mbanin një takim urgjent për shkak të asaj që ai e cilësoi një ‘situate krize’.

    Mediat polake raportuan se dy persona humbën jetën të martën pasdite pasi një predhë goditi një zonë në Przeëodóë, një fshat polak pranë kufirit me Ukrainën. Zona përdorej për tharjen e grurit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark