Reagon Hoti pasi Presidentja i çoi mesazh Macronit: Shtetin e Kosovës e ruajt Zoti se zot shtëpia s’ka – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Reagon Hoti pasi Presidentja i çoi mesazh Macronit: Shtetin e Kosovës e ruajt Zoti se zot shtëpia s’ka

    Insajderi
    30 August 2023 - 16:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, e cila deklaroi se pezullimi i vendimit për heqje të vizave për qytetarët e Kosovës nga 1 janari i vitit 2024, do ta vriste dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, si reagim ndaj qëndrimit të Presidentit të Francës, Emanuel Macron.

    Macron tha se vendi i tij do t’i rishikojë zotimet që i ka bërë për çështje ekonomike dhe politika të vizave për Kosovën dhe Serbinë, nëse ato nuk sillen me përgjegjësi.

    Në reagimin e tij, Hoti ka thënë se Kosova aktualisht është pa “zot shtëpie”.

    “Dialogun e zhvillojnë skutave, hoteleve të plazheve e në darka private. Arrijnë marrëveshje të përkohshme në villën e Titos në Ohër, ku marrin obligime për autonomi për serbët dhe zbatim të asociacionit, të cilin e kishin kundërshtuar dhunshëm, në këmbim të disa obligimeve gjysmake, abstrakte e të paverifikueshme që pala serbe duhet të përmbushë.
    E tash ankohen e “kërcënojnë” aleatët pse ata po i kushtëzojnë proceset euro-integruese të Kosovës me respektim të kësaj marrëveshje. Shtetin e Kosovës e ruajt Zoti, se zot shtëpie nuk ka momentalisht!”, ka shkruar Hoti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark