×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Reagon Hoti për mospjesëmarrjen e Kurtit në Samitin e mbajtur në Tiranë, “Nuk ka agjendë më të rëndësishme se ky”

    Insajderi
    29 February 2024 - 15:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka marrë pjesë fizike në Samitin e Ballkanit Perëndimor me BE-në që është mbajtur në Tiranë, ndërsa deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar për këtë veprim.

    Hoti vlerëson se nuk ka agjendë më të rëndësishme se ky Samit, përveç ndonjë emergjence kombëtare.

    “Nuk ka asnjë arsyetim pse Kosova nuk është e pranishme në Tiranë në Samitin e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian. Nuk ka agjendë më të rëndësishme për Qeverinë se ky samit, përveç ndonjë emergjence kombëtare. Jam i sigurt se ligjëratat nëpër Irlandën Veriore janë vetëm pretekst për të ikur nga ky takim“, ka shkruar Hoti në Facebook.

    Ai thekson se Samiti në Tiranë është vendi ku prezanton nevojat dhe projektet, po ashtu dhe për të bërë konsultime të nevojshme me partnerë.

    “Samiti në Tiranë është vendi për të prezantuar nevojat dhe projektet, si dhe për të bërë konsultimet e nevojshme me partnerë. Aty është vendi për të insistuar dhe avokuar për zhbllokimin e 300 milionë eurove për projekte për shkak të masave të BE-së ndaj Kosovës”

    “Sipas Komisionierit për Zgjerim, Oliver Varhelyi, plani i BE-së për rritjen ekonomike të Ballkanit Perëndimor është konceptuar në Tiranë. Rrjedhimisht, Qeveria e Kosovës do të duhej të bënte konsultime të ngushta me Qeverinë Rama përpara këtij samiti”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark