×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon Ismet Beqiri: Unë punoj për partinë, s’merrem me fjalë

    Insajderi
    07 March 2016 - 20:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i LDK-së, Ismet Beqiri, nuk pajtohet me akuzat e Kryetarit të Gjilanit nga rradhët e LDK-së i cili përmes një statusi në Facebook ka akuzuar Beqirin me pretekstin se ai “nuk është dashur ta marrë në shtëpi veturën e partisë”.

    Shefi i grupit parlamentar të LDK-së tha se vetura është në dispozicion të partisë 24 orë dhe ekziston e drejta për përdorimin e saj.

    “Nuk kam qenë në asnjë punë private me veturë, por kemi qenë me punë të partisë. Bile unë mund të them se po punoj për partinë dhe po bëj punë, e jo si disa që shesin vetëm mend dhe fjalë”, ka thënë Beiqri për Gazetën Express.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark