Kryeshefi i NPB paralajmëron padi: Unë nuk e di pse gjithë ky interes të ndalohet ky projekt - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kryeshefi i NPB paralajmëron padi: Unë nuk e di pse gjithë ky interes të ndalohet ky projekt

    Insajderi
    12 October 2021 - 16:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryshefi I  Ndërmarrjes Publike Banesore, Hajdar Hoxha i ka reaguar ministrit, Liburn Aliu pasi ky I fundit e ka suspenduar punimet e NPB-së në lagjen “Lakrishte” në Prishtinë, pas ankesave të pranuara nga qytetarët

    Në një konferencë për media Hoxha tha se nuk e din pse po sulmohet ndërmarrja publike.

    “Unë nuk e di arsyet që është gjithë ky sulëm qoftë nga ky ministër apo të tjerët për me ndal këtë projekt. Ky projekt do të katër fishon të hyrat e ndërmarrjes”.

    “Unë nuk e di pse ky interes të ndalohet ky projekt”, tha ai.

    Hoxhaj paralajmëron padi për këto kërcënime, ndërsa shtoi se projekti në fjalë do të përfundojë brenda tri vjetëve të ardhshme.

    Gjatë ditës, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu ka bërë të ditur se i ka supsenduar punimet Ndërmarrjes Publike Banesore në lagjen “Lakrishte” në Prishtinë, pas ankesave të pranuara nga qytetarët.

    Pas rrënimit të një objekti të vjetër në lagjen Lakrishte dhe pluhurit të madh të shpërndarë në ajr, Ministri Aliu tha se ka pasur grimca të azbestit, material ky kancerogjen dhe tejet i rrezikshëm për shëndetin e njeriut.

    Në një konferenë për medie, Aliu tha për këtë rrënim, se “është kuptuar se është lëshuar leje nga komuna. Përgjatë trajtimit të dokumentacionit është vërejtur se leja për rrënim është lëshuar me gjashtë gusht në bazuar në planit të rrënimit. Leja që është lëshuar, është lëshuar duke mos e ditur se ka salonit azbest”.

    “Në njëfarë mënyrë është mashtruar drejtoria e Urbanizmit të Komunë së Prishtinës”./Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark