Reagon Komisioni për të Drejtat e Njeriut: Rastet e dhunës seksuale të marrin dënimin e merituar – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Reagon Komisioni për të Drejtat e Njeriut: Rastet e dhunës seksuale të marrin dënimin e merituar

    Insajderi
    22 November 2022 - 14:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisioni për të Drejtat e Njeriut ka reaguar për shkak të rasteve të fundit të dhunës seksuale në Kosovë.

    Sipas këtij komision, rasti i fundit i ndodhur në komunën e Ferizajt, është tronditës dhe si raste të tilla duhet të marrin dënimin e merituar ligjor dhe të pashlyeshëm.

    “Jemi jashtëzakonisht të brengosur si Komision parlamentar për të drejtat e njeriut dhe lidhur me këtë çështje, në vazhdimësi kemi ngritur zërin dhe muajve të fundit kemi ftuar në Komision edhe përfaqësues të institucioneve përkatëse, për të pasur informacione të dorës së parë dhe për t’u informuar lidhur me veprimet ligjore që ato institucione kanë ndërmarrë”.

    “Mendojmë se është koha e fundit që luftimit të rasteve të tilla t’u jepen përgjigje dhe dënime të merituara e të bazuara në sistemin juridik të shtetit të Kosovës”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    16 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark