Këngëtari Afrim Muqiqi, ka reaguar ashpër pas tubimit të VV-së, pas fitores së Bulliqit në Llap, shkruan Insajderi.
Muqiqi, fillimisht ka thënë se pas këtij tubimi do të mbahen dasmat, teksa e ka sqaruar se kjo ka qenë vetëm ironi.
“Është një porosi ironike sepse gjatë gjithë kohës kam thënë se të gjithë politikanët kanë këkruar të mbajmë distanc, e vet e thejnë atë. E dini fare mirë sa është dëmtuar ekonomia jonë, andaj sonte të ketë kësi tubime është e turpshme e tmerrshme”, ka thënë ai ne Tv Dukagjini.
Pas fitores së Bulliqit në Podujevë, i pari i VV-së Albin Kurti, ka hyr në mes të një turme të madhe që ishin aty për ta përkrahur kryetarin e ri. Mirëpo aty, asnjë qytetar nuk kishte masa mbrojtëse dhe nuk kishte distancë./ Insajderi.org