Yll Raçi, i riu që jeton sikur një plak, me veshje kombëtare, plis në bardh në kokë, ka reaguar pas raportimeve se ai ka thënë se të rinjtë e Podujevës po e shesin votën për 20 euro, në zgjedhjet që po zhvillohen sot për kryetar të kësaj komune.
Përmes rrjetit social Facebook, Raçi, ka thënë se në intervistën e tij për mediat nuk ka shprehur kundërshtimin për asnjë parti politike.
“Gjatë një interviste sot, mora pyetje rreth zgjedhjeve në komunën e Podujevës. Në një menyrë ata me benin pyetje provokative rreth votes sime dhe te qytetareve te Podujevës dhe unë si votues i thjeshtë jepa mendimin tim rreth qeverisjes se deri tanishme, duke thenë se jam mjaft i kenaqur dhe nga kjo doli “llafi” se unë jam kunder partive te tjera, qe ne fakt nuk eshte e vertet, unë i respektoj te gjitha sepse siq kam thene edhe vet ne fund te fundit te gjithë SHQIPTAR jemi, pa marr parasysh se cilen parti e perkrahim”, ka shkruar Raçi në Facebook.
Po ashtu, ai ka mohuar të ketë thënë se të rinjtë po e shesin votën për 20 euro.
“Po ashtu me erdhi mjaft keq kur e shikova se disa media (portale) kishin thënë fjal qe nuk ekzistonin ne intervisten time. E ato fjal ishin te ketij lloji : “Te rinjt po e shesin voten per 20 euro” , – apo diqka e tilë, qe asesi nuk e pranoj qe eshte thene nga une! E verteta eshte se une kam thene se qytetaret flasin duke thene se votat po shiten, por nuk e kam thene kete ne menyrë konkrete, sepse votuesit mund te thone gjithçka vetem per te perkrahur partinë e tyre”, theksoi ai.
I riu nga Podujeva theksoi se pas kësaj deklarate ai është ftuar nga prokuroria për t’u intervistuar.
“Po ashtu pas kesaj deklarate te krijuar nga mediat sot u ftova ne prokurori per tu marr ne pyetje rreth kesaj deklarate te pavertet dhe ata e pranuan dhe e respektuan te verteten te cilen ua tregova unë. Por mua nuk me mjaftoi qe kete te vertet t’ia tregoj vetem institucioneve shtetrore por edhe juve qytetareve te Kosoves”, deklaroi Raçi. /Insajderi.org