![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Policia e Kosovës ka thënë se është duke asistuar kryetarët e komunave veriore Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, për të ushtruar të drejtën e tyre në punë, në objektet zyrtare të komunave përkatëse.
Përmes një njoftimi drejtuar mediave, Policia ka thënë se po ndërmerr veprimet e saja policore në ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike si dhe ndërmarrjen e masave policore me qëllim të parandalimit të të gjitha veprimtarive kriminale që paraqiten në vend.
“Policia e Kosovës (PK), sipas autorizimeve ligjore dhe kushtetuese po ndërmerr veprimet e saja policore në ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike si dhe ndërmarrjen e masave policore me qëllim të parandalimit të të gjitha veprimtarive kriminale që paraqiten në vend. Sipas detyrës zyrtare, sot Policia e Kosovës është duke asistuar kryetarët e komunave veriore Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, për të ushtruar të drejtën e tyre në punë, në objektet zyrtare të komunave përkatëse”, thuhet në njoftim.
Derisa, në Zubin Potok, Leposaviq, e Zveçan rreth orës 12:00 janë grumbulluar një grupe të vogla qytetarësh. Sipas mediave në gjuhën serbe, ende nuk dihet arsyeja e grumbullimit të tyre.
Po ashtu pak më parë atje janë dëgjuar edhe alarmet. Sipas Kossev, kjo është edhe arsyeja që qytetarët kanë filluar të grumbullohen në qendrat e këtyre komune.
Përfaqësuesi i Iniciativës Qytetare Milija Bishevac për Zubin Potok , i ka thënë Kossev se është dëgjuar sirena dhe se edhe ai aty është me qytetarët pikërisht në qendër, ku ndodhen Stacioni i Policisë dhe ndërtesa e Komunës.