Reagon Qeveria pas kritikave për vizitën e Kurtit në Maqedoninë e Veriut - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Reagon Qeveria pas kritikave për vizitën e Kurtit në Maqedoninë e Veriut

    Insajderi
    14 August 2023 - 21:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vizita e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Maqedoni të Veriut, ka nxitur reagime të shumta në Kosovë, Maqedoni të Veriut.

    Por për këtë temë kishte reaguar edhe Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë, i cili pretendoi se Kurti atje “e ka promovuar Shqipërinë e Madhe”.

    Këtyre kritikave i është përgjigjur Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës

    Ai ka treguar se Kurti kishte pasur ftesë nga kryetarit të Komunës së Çairit, Visar Ganiu dhe kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami me rastin e ri-emërtimit të një rruge në Shkup me emrin e veprimtarit Adem Demaçi dhe inaugurimit të rrugës që lidhë fshatin Vicë me fshatin Sellcë.

    “Vizita e Kryeministrit Kurti në Maqedoni të Veriut u bë me ftesë të . Në mes të muajit qershor, po ashtu me ftesë kryeministri Kurti kishte marrë pjesë në Forumin e Prespës, në Strugë, në kuadër të së cilit ai kishte zhvilluar takime edhe me zyrtarë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, duke përfshirë kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti. Ndërkaq që sa i përket nivelit të marrëdhënieve ndërshtetërore, ne kujtomë që dy qeveritë për të herë të parë kishin mbajtur një mbledhje të përbashkët në shtator të vitit 2021, si rezultat i marrëdhënieve të mira dhe interesave të përbashkëta. Komunikimi ndërmjet kabineteve qeveritare është i rregullt. Siç duket Vuçiq është nisur nga vetja e tij, insistimi në Serbi të Madhe edhe pas katër luftërave të humbura me emrin Bota serbe, dhe na akuzon neve kot”,  i tha Kryeziu RTV Dukagjinit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark