Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sot në mëngjes ka nisur sulmet me raketa në Siri, ku para disa ditëve humbën jetën mbi 70 njerëz, si shkak i një sulmit kimik.
Lidhur me këto sulme ka reaguar edhe Moska zyrtare. Zëdhënësi i Putinit, Dimitri Peskov insistoi se ushtria siriane nuk ka armë kimike, gjë që sipas tij ishte konfirmuar edhe nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike.
Peskovit thotë se raketat amerikane në Siri, Putin i sheh si përpjekje për të shkëputur vëmendjen nga viktimat civile në Irak.
“Ky hap i ndërmarrë nga Putin do të dëmtojë edhe më shumë raportet mes Rusisë dhe SHBA’së, të cilat janë në gjendje të mjerueshme.
Këto sulme, Putin i cilësoi si agresion kundër një kombi sovran, ndërsa sulmet u kryen në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe nën një pretekst të shpikur.