Vuçiq: Të qetësohen gjakrat në Maqedoni – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq: Të qetësohen gjakrat në Maqedoni

    Insajderi
    28 April 2017 - 09:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri në detyrë i Serbisë, Aleksandar Vuçiç është i shqetësuar për situatën në Maqedoni. Pasi foli për agjencinë publike të lajmeve “Tanjug”, Vuçiç kontaktoi disa prej liderëve të rajonit për të diskutuar për këtë temë.

    Siç thuhet, ai ka biseduar me kreun e VMRO-së, Nikolla Gruevski dhe kryeministrin e Bullgarisë, Bojko Borisov. Televizioni serb “Pink”, i afërt me Vuçiç, ka raportuar se një bisedë telefonikë është zhvilluar edhe me kreun e parlamentit shqiptar, Ilir Meta.

    “Kjo që po ndodh në Maqedoni nuk është më vetëm problem i Maqedonisë, por i të gjithëve ne që jetojmë këtu”, citohet kryeministri serb, i cili ka bërë apel tek maqedonasit që të qetësojnë gjakrat.

    Zgjidhja e vetme është që të bisedohet në mënyrë të qetë dhe në një atmosferë të qetë, ka thënë Vuçiç, duke lutur të gjithë ata që i njeh dhe ata që nuk i njeh në Maqedoni që të mbretërojë paqja, kurse në Serbi gjithmonë do të kenë miq të besueshëm.

    Vuçiç ka komentuar disa herë situatën në Maqedoni, duke e parë mundësinë e incidenteve edhe në jug të Serbisë. Por, vlerësimin e situatës pritet ta bëjë në mbledhjen e Zyrës për Koordinimin e Shërbimeve Sekrete, të cilën e ka caktuar për të njëjtën arsye.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark