×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Reagon specialistja e psikologjisë mjekësore: Nuk mjafton burgu për infermieret, veprimet duket se nuk janë për herë të parë

    Insajderi
    02 November 2022 - 16:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një rast i rëndë ku është përdorur dhunë fizike ka ndodhur në një nga shtëpitë e të moshuarve në Kosovë. Në lidhje me rastin që tronditi të gjithë ka reaguar edhe specialistja e psikologjisë mjekësore, Donika Tahirsylaj Alidemi.

    Ajo në një prononcim për Insajderin tha se për infermieret nuk mjafton vetëm burgu, kjo pasi siç thotë ajo veprimet duket se nuk po bëhen për herë të parë.

    Një sjellje të tillë Tahirsylaj- Alidemi e sheh si të papranueshme dhe e njëjta thotë se duhet të largohet i tërë stafi udhëheqës.

    “Nuk mjafton vetëm burgosja. Këtu shihet qartë që “Loja dhe humori si dhe inqizimi është diçka e zakonshme në këtë institucion“. Është e trishtueshme si dhe e pa pranueshme një sjellje apo abuzim i tillë! Përgjegjësia bie mbi tërë stafin udhëheqës të grupit të infermiereve mjekeve shefit dhe drejtorisë. Menagjmenti duhet të ndjejë përgjegjësi morale dhe njerëzore për të tëra veprimet trishtuese të stafit të cilat shihen kjart qe nuk janë për herë të parë. Thjesht abuzim me pacient. Nuk mjafton vetëm burgosja, por duhet të largohet i gjithë stafi udhëheqës nëse mund te arsyetohet kjo dhunë”, tha ajo për Insajderin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark