Gjykata e Pejës ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj tre të dyshuarve për rrahjen e mërgimtarit në Istog. Dhuna është ushtruar nga katër vëllezërit Visoqi.
Gezim Kollqaku, avokati i Egzon Visoqi ka konfirmuar ka konfirmuar për Gazetën Insajderi se i është caktuar masa e paraburgimit klientit të tij.
“Vendimi është marrë që të caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Ne do të ushtrojmë ankesë kundër kësaj mase”, tha ai për Insajderin.
Në pamjet e siguruara nga Gazeta Insajderi shihej se viktima po shoqërohej nga një familjare e tij. Përderisa i njëjti po hipte në veturë, vëllezrit Visoqi i dalin në pritë dhe e sulmojnë.
Albert, Arben, Egzon dhe Nderim Visoqi e kishin përcjellur mërgimtarin derisa në një moment ai ishte ndalur me veturë pranë një lokali.