×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ekskluzive | Sulmuan brutalisht mërgimtarin, këta janë katër vëllezërit e arrestuar në Istog

    Insajderi
    10 August 2023 - 11:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një rrahje brutale ka ndodhur këtë javë në komunën e Istogut. Një bashkatdhetar derisa ishte në veturë me një familjare të tij sulmohet nga katër persona. Gazeta Insajderi mëson se personat që kanë kryer rrahjen janë katër vëllezërit Visoqi nga Istogu të cilët janë arrestuar.

    Burimet e njëjta i thanë Gazetës se ata janë: Albert Visoqi, Arben Visoqi, Egzon Visoqi dhe Nderim Visoqi.

    FOTO: Vëllezërit Visoqi

    Katër vëllezërit janë arrestuar mbrëmë nga Policia e Kosovës me urdhër të prokurorisë.

    Prokurori i rastit Muharrem Bajraktari ka konfirmuar për Insajderin arrestimin e tyre duke mos dhënë më shumë detaje.

    Janë ndaluar për 48 ore”, tha ai.

    Ndryshe Gazeta merr vesh se arsyeja e rrahjes dyshohet të ketë lidhje me një hakmarrje mes tyre që para dy viteve.

    Gazeta Insajderi ka siguruar videon e plotë nga momenti i rrahjes dhe do ta publikoj gjatë orëve në vijim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark