Insajderi
Insporti

Real Madrid godet me “bombën” e merkatos, transferon sulmuesin për mbi 100 milionë euro

Insajderi
26 July 2026 - 21:04
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Real Madrid godet me “bombën” e merkatos, transferon sulmuesin për mbi 100 milionë euro
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Real Madrid CF është shumë pranë finalizimit të një tjetër transferimi të madh. Klubi madrilen ka arritur marrëveshje me RB Leipzig për transferimin e sulmuesit nga Bregu i Fildishtë, Yan Diomande.

Sipas raportimit të gazetarit Fabrizio Romano, marrëveshja është mbyllur gjatë natës dhe vlera e transferimit do të jetë mbi 100 milionë euro, shkruan Insajderi.

Diomande pritet të udhëtojë këtë javë në Madrid për t’iu nënshtruar testeve mjekësore dhe më pas të firmosë kontratën që do ta lidhë me “Los Blancos” deri në qershor të vitit 2031.

Sulmuesi 18-vjeçar shihet si një nga talentet më premtuese në futbollin evropian. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark