Insajderi
Sport

Real Madridi dhe Barcelona bashkohen në dhimbje pas tragjedisë hekurudhore në Spanjë

Insajderi
28 October 2026 - 12:59
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Real Madridi dhe Barcelona bashkohen në dhimbje pas tragjedisë hekurudhore në Spanjë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Real Madridi dhe Barcelona kanë shprehur ngushëllimet e tyre pas aksidentit të rëndë hekurudhor që ndodhi në provincën e Toledos, në Spanjë, ku dy trena u përplasën mëngjesin e së mërkurës.

Dy gjigantët e futbollit spanjoll publikuan mesazhe solidariteti për familjet e viktimave, të lënduarit dhe të gjithë personat e prekur nga kjo tragjedi.

Përmes një komunikate zyrtare, Real Madridi shprehu pikëllimin e thellë për aksidentin dhe u solidarizua me familjet që humbën të afërmit e tyre, shkruan “Goal.com”, përcjell “Gazeta Express”.

Klubi madrilen u përcolli ngushëllimet familjeve të viktimave, ndërsa shprehu mbështetjen për të lënduarit dhe të gjithë ata që u prekën nga kjo ngjarje tragjike.

Gjithashtu, Real Madridi vlerësoi punën e ekipeve të emergjencës dhe të personelit që po angazhohet në operacionet e shpëtimit dhe ndihmës për të prekurit.

Edhe Barcelona e shpreh solidaritetin

Edhe Barcelona reagoi pas aksidentit, duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta për viktimat dhe duke u qëndruar pranë familjeve të tyre.

Klubi katalunas uroi gjithashtu shërim të shpejtë për të gjithë të lënduarit dhe shprehu solidaritetin me familjarët dhe të afërmit e tyre.

Aksidenti ndodhi në zonën e Urda-s, në provincën e Toledos, ku u përplasën dy trena pasagjerësh. Autoritetet dhe ekipet e emergjencës u angazhuan në vendngjarje për t’u ardhur në ndihmë të prekurve.

Në një moment të tillë zie, rivaliteti sportiv mes Real Madridit dhe Barcelonës mbetet në plan të dytë, ndërsa të dy klubet bashkohen në mesazhet e ngushëllimit dhe solidaritetit për të prekurit nga tragjedia. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark