Real Madridi do ta shes Alaban për të nënshkruar me ... - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Real Madridi do ta shes Alaban për të nënshkruar me …

    Insajderi
    12 April 2025 - 12:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Real Madridi po bëhet gati për të marrë një vendim strategjik për afatin kalimtar të verës: ndarjen e rrugëve me David Alaban për të liruar listën e pagave dhe për të krijuar fonde të mjaftueshme për nënshkrimin e Dean Huijsen.

    Klubi madrilen, i vetëdijshëm për nevojën e ripërtrirjes së mbrojtjes, e sheh lojtarin e Bournemouthit si një mundësi shumë të mirë për të ardhmen.

    Si 32-vjeçar, Alaba ka qenë një figurë kyçe në dhomat e zhveshjes së Real Madridit që nga ardhja e tij në vitin 2021, por lëndimet e shpeshta dhe paga e tij e lartë, e vendosin atë në listën e largimeve.

    Pagat e tij, një nga më të lartat në skuadrën madrilene, kalojnë mbi 20 milionë euro për sezon, një shumë që klubi e sheh të paqëndrueshme nëse dëshiron të ndërmerr ‘operacione’ gjatë merkatos verore.

    Menaxhmenti sportiv veçse ka nisur eksplorimin e destinacioneve të mundshme për mbrojtësi austriak, me ekipe nga liga saudite dhe MLS që po shfaqin interesim.

    Edhe pse nuk pritet një shumë e madhe nga transferimi i tij, ruajtja e parave të pagës së tij dhe hapësira në skuadër, do ta justifikonte largimin e tij.

    Huijsen, këtë sezon po shkëlqen me Bournemouthin, ku i cili ka bërë 29 paraqitje dhe ka shënuar 2 gola dhe 1 asistim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark