Insajderi
Sport

Real Madridi e cakton çmimin e largimit për Vinicius Jr

Insajderi
11 November 2025 - 13:09
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Real Madridi e cakton çmimin e largimit për Vinicius Jr
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Drejtuesit e Real Madridit thuhet se i kanë informuar të gjitha ekipet e interesuara për çmimin e njërit prej lojtarëve më të mirë të ekipit, Vinicius Junior.

E gjithë kjo po ndodh mes zërave në rritje për negociata të dështuara midis Real Madridit dhe sulmuesit anësor për një zgjatje të mundshme të bashkëpunimit.

Eksperti i transferimeve Sacha Tavolieri nga Sky ka raportuar se Real Madridi i ka vendosur një çmim fillestar për Viniciusin, dhe ai është 150 milionë euro.

Sipas raportimeve, klubi mbretëror është gati ta shesë lojtarin që verën e ardhshme.

Arabia Saudite aktualisht konsiderohet destinacioni më i mundshëm për Vinicius, pavarësisht se Manchester City po e monitoron nga afër situatën.

Si kujtesë, Vinicius këtë sezon nuk është aspak aq i mirë sa ishte në sezonet e mëparshme, dhe marrëdhëniet midis tij dhe udhëheqësve të Realit u dëmtuan më tej pas El Clasicos së fundit, pas së cilës braziliani u detyrua t’u kërkonte falje publikisht shokëve të ekipit dhe trajnerit Xaba Alonso.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark