Insajderi
Sport

Real Madridi kërkon yllin e Manchester Unitedit

Insajderi
02 December 2024 - 19:12
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Real Madridi kërkon yllin e Manchester Unitedit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nuk është tashmë një sekret se Real Madridi po e kërkon Trent Alexander-Arnold si objektivin e tyre kryesor për të konkurruar në krahun e djathtë me Dani Carvajal sezonin e ardhshëm.

Sidoqoftë, lëndimi i rëndë i veteranit spanjoll ka ngritur pikëpyetje nëse dikush duhet të transferohet më shpejtë. Teksa koha po kalon, një tjetër emër është bërë pjesë e listës së tyre.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e Manchester Unitedit, Diogo Dalot, i cili është në gjendje që të luajë në të dy krahët.

Sipas raportimit nga Relevo, drejtuesit e klubit madrilen kanë kërkuar informacion për reprezentuesin portugez dhe Unitedi i ka bërë me dije se duan 50 milionë euro.

Ata vazhdojnë duke thënë se Alexander-Arnold dhe Dalot nuk janë domosdoshmërisht në një situatë ku duhet të zgjidhet njëri ose tjetri, por pozita ekonomike mund të jetë e vështirë për Real Madridin për t’u zgjidhur.

Real Madridi e di se krahas çmimit të lojtarit, Dalot do të ishte një opsion për të sjellë kualitet të menjëhershëm tani dhe në një periudhë afatgjatë.

Duke marrë parasysh politikën e tyre të transferimeve për të bërë përforcime vetëm ku ka nevojë, ka pak mundësi që klubi t’i transferojë që të dy lojtarët.

Fakti se Alexander-Arnold mund të mbetet lojtar i lirë e bën atë një opsion më atraktiv për gjigantin spanjoll.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark