×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Real Madridi synon transferimin e yllit të Arsenalit për ta përforcuar mbrojtjen

    Insajderi
    08 September 2024 - 21:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Real Madridi raportohet se është i interesuar për të nënshkruar me qendërmbrojtësin e Arsenalit, William Saliba, gjatë verës së ardhshme, për të përforcuar mbrojtjen e tij.

    Klubi madrilen është gjithmonë në kërkim të talenteve të mëdha, falë gjendjes së tyre të fortë financiare dhe suksesit të vazhdueshëm në fushën sportive, që i ka ndihmuar të fitojnë garën për futbollistët më të mirë.

    Sipas mediumit spanjoll Fichajes, drejtuesit e Real Madridit kanë shprehur interes për Saliban, i cili ka pasur dy sezone të jashtëzakonshme me Arsenalin. Partneriteti i tij i suksesshëm me Gabriel Magalhaes nën drejtimin e Mikel Artetas ka qenë i rëndësishëm për ekipin londinez, dhe ‘Topçinjtë’ nuk janë të interesuar të lejojnë largimin e 23-vjeçarit.

    Në rast se Real Madridi bën një ofertë, do t’i duhet të paguajë një shumë të konsiderueshme pasi Saliba ka kontratë me Arsenal deri në vitin 2027.

    Së fundmi, është raportuar se klubi spanjoll ka dërguar skautët për të monitoruar performancën e Salibës në fitoren e Arsenalit 2-0 ndaj Aston Villës. Ky hap është bërë për të pasur një pamje më të qartë nëse reprezentuesi francez mund të përshtatet në skuadrën aktuale të Real Madridit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark